
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nga një gazetar teksa po dilte nga objekti i Kuvendit, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidenten Vjosa Osmani.
Kurti nuk ka dhënë detaje rreth takimit, ndërsa në pyetjen e gazetarit është përgjigjur shkurt:
“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme edhe për ju”, tha Kurti./Gazeta10