Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Bërlloku e ka mbuluar Prishtinën, marre”, kryeqyteti në krizë dhe kaos me mbeturinat

Gazeta10
30 August 2026 - 13:07

Në mesin e parregullsive në Prishtinë janë edhe mbeturinat, të cilat shihen gati në çdo cep e shpesh edhe në shporta të stërmbushura.

Mbeturinat që tashmë mund të shihen gati çdokënd po i shqetësojnë qytetarët, ku disave, kundërmimi i tyre po i pengon edhe në shëndet.

E njëri prej tyre, Islam Kuleta mendon se përgjegjësia është edhe e qytetarëve.
Ndërsa qytetari Qerim Begolli thotë se e ka mbuluar Prishtinën bërlloku, e “fajin” i’a hedh kryetarit Përparim Rama.

“Përparim Rama veç me thanë që është kryetar se kurrfarë zgjidhje nuk bën. S’di çka të them, e ka mbulua bërlloku Prishtinën ne s’kemi çfarë të bëjmë. Kështu është jeta e qytetarëve të Kosovës. Është tmerr kjo, tmerr”, tha ai.
Derisa Bajram Dibrani qytetar, gjithë këtë situatë e cilëson si një turp dhe se paraqet papastërti.

Kjo problematikë i bëri bashkë të mërkurën në një takim, kryetarin Rama dhe kryeshefin e ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica. Këtu u hodhën në pah vështirësitë e kësaj ndërmarrjeje pasi që “Pastrimi” menaxhon dhe pesë komuna tjera, e Prishtina që ka më shumë banorë po ngec në grumbullimin e mbeturinave.

E kohëve të fundit ka pasur mjaftë ankesa nga qytetarët për vonesa në grumbullimin e mbeturinave, e për këtë kryetari Rama për KosovaPress tha se gjenden në një situatë emergjente.

Kryeshefi i “Pastrimit” Petrit Reçica potencoi se nuk e gjeti ndërmarrjen “në gjendje të kënaqshme” kur mori postin dhe theksoi faktin që pajisjet e stërvjetëruara nuk ofrojnë shërbime.

Një ditë pas, Rama thirri takim me kryetarët e komunave që menxhohen nga kjo ndërmarrje publike mirëpo pozitivisht iu përgjigjen vetëm kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe munguan i pari i Podujevës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.