
Gazetari Astrit Veliqi ka denoncuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës lidhur me blerjen e teksteve shkollore të cilat sipas tij kanë tejkaluar shumën prej 100 eurove, e që sipas tyre kaq do të jetë subvencioni nga kjo ministri për klasat 8 dhe 9.
Ai madje ka shtruar edhe një pyetje se ai ka bërë MASH-i llogaritë gabim, apo është duke mashtruar qëllimisht?
Veliqi në reagimin e tij sjell edhe fakte tjera, duke theksuar se përkundër njoftimit nga MASH-i për ekzekutimin e subvencioneve për tekstet shkollore, mjetet ende nuk janë alokuar në llogaritë e prindërve.
Ai këtë kaos të ‘vonuar para mësimor’ e ndërlidh edhe me bllokadën institucionale, e cila sipas tij ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor, kur dihet se me 1 shtator, ditën e martë do të fillojë viti i ri shkollor.
Madje gazetari e ka përmendur edhe numrin e madh të teksteve shkollore, të cilët po detyrohen që nxënësit çdo ditë t’i bartin mbi kurrizin e tyre hiq më pak se 20 kg në çantën e tyre të mbingarkuar, duke nënvizuar faktin se në vendet perëndimore gjithçka është e dixhitalizuar dhe nxënësit shkojnë e kthehen në shkollë vetëm me një tabletë.