Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër

Gazeta10
30 August 2026 - 10:14

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar edhe sot çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme dhe të nesërme.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot dhe nesër është 1.70 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.53 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.63 cent për litër, përcjell KosovaPress.

Çmimi për naftën është liruar 1 cent kahasuar me ditën e djeshme sa ishte 1.71 euro-centë, përcjell KosovaPress. Derisa çmimi i benzinës dhe gazit mbetet i pandryshuar prej ditës së djeshme.
Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.

Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik – si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.