
Sot, zbulohet lapidari i Triumf Rizës, 19 vjet nga vrasja në krye të detyrës
Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se, sot (e diel) do të zbulohet lapidari i policit Triumf Riza, në 19-vjetorin e vrasjes së tij.
Ceremonia do të mbahet në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në vendin ku Triumf Riza ra në krye të detyrës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, familjarë të Heroit Triumf Riza, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij.
Lexo po ashtu“Odisea” vjen në teknologjinë IMAX, CinePlexx Kosova e vetmja që e posedon në rajonGjykata Sot, zbulohet lapidari i Triumf Rizës, 19 vjet nga vrasja në krye të detyrës
Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se, sot (e diel) do të zbulohet lapidari i policit Triumf Riza, në 19-vjetorin e vrasjes së tij.
Ceremonia do të mbahet në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në vendin ku Triumf Riza ra në krye të detyrës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, familjarë të Heroit Triumf Riza, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij.
Gjykata Themelore e Prishtinës, më 3 maj 2024 e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim, për shtytje në vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza.
Sekiraqa ishte dënuar dy herë me burgim për të njëjtat akuza në të kaluarën, në vitin 2016 me 37 vjet burgim, ndërsa më 2019 me 30 vjet burgim, por Apeli i rrëzoi secilin prej atyre dënimeve duke e kthyer dhe rikthyer rastin në rigjykim.
Më herët, gjykata e ka dënuar Arben Berishën, autorin e vrasjes së Triumf Rizës, me 35 vjet burgim. Themelore e Prishtinës, më 3 maj 2024 e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim, për shtytje në vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza.
Sekiraqa ishte dënuar dy herë me burgim për të njëjtat akuza në të kaluarën, në vitin 2016 me 37 vjet burgim, ndërsa më 2019 me 30 vjet burgim, por Apeli i rrëzoi secilin prej atyre dënimeve duke e kthyer dhe rikthyer rastin në rigjykim.
Më herët, gjykata e ka dënuar Arben Berishën, autorin e vrasjes së Triumf Rizës, me 35 vjet burgim.