Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetëvendosje i reagon Ramës: Ahmeti bashkë me PDK-në e LDK-në e kanë çuar NPB-në drejt falimentimit

Gazeta10
30 August 2026 - 15:14

Asambleistët e Vetëvendosjes të Qendrës në Prishtinë kanë akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama se ‘ka gënjyer lidhur me mbi 32 milionë eurot’ që rrezikojnë Ndërmarrjen Publike Banesore, për të cilat thirri dje konferencë për media i pari i kryeqytetit.

Rama së bashku me nënkryetarët Florian Dushi dhe Besiana Musmurati dje kërkuan hetim të plotë dhe të paanshëm lidhur me një kontratë të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) në Lakrishtë, të lidhur në vitin 2021.

Sipas Kryeqytetit, kompania me të cilën ishte lidhur kontrata ishte themeluar vetëm një javë para shpalljes së procesit publik.
Asamblisiti i Prishtinës, Egzon Azemi përmendi se për këtë çështje kanë ngritur zërin disa herë mirëpo sipas tij, nuk janë marrë parasysh dhe janë bllokuar nga partitë tjera.

“Kemi vazhduar me konferenca në tetor të vitit 2021, në paralajmërime për padi, mendjeha na kanë paditur për shpifje Ndërmarrja Publike Banesore. Kemi dorëzuar padi në 8 gusht të vitit 2022. Kemi reaguar përsëri dhe i kemi kërkuar Komunës së Prishtinës të jetë më aktive në vitin 2023 për rastin e NPB-së. Kemi bërë… kemi bërë edhe reagime të shumta ku kemi shkuar vetë në vendngjarje dhe e kemi ftuar policinë siç ju kujtohet rasti i largimit të azbestit. Është përsëri e vetmja Lëvizja Vetëvendosje e cila ka reaguar. Kemi paralajmëruar publikisht për dëmin që po i shkaktohet NPB-së, kemi mbajtur dhjetëra konferenca e dhjetëra prononcime për këtë skandal, por për vite të tëra, pothuajse në çdo seancë që kemi kërkuar ta fusim si pikë në Kuvendin Komunal, jemi bllokuar nga PDK, AAK dhe LDK”, tha Azemi.

Azemi tha se Komuna nuk ka dërguar përfaqësues ligjor, tashmë pasi rasti është në shkallë të dytë dhe kjo sipas tij, është hipokrizia e Ramës.
Azemi: Rama hipokrit dhe gënjeshtar

“Në një proces ku sot flitet për 32 milionë euro që tashmë sipas vendimit të shkallës së dytë, Ndërmarrja Publike i ka obligim ndaj operatorëve privatë, Komuna nuk e ka dërguar as përfaqësuesin e vet ligjor në seancën ku po shqyrtoheshin provat dhe ku u dha fjala përfundimtare. Kjo pra është hipokrizia dhe kjo janë gënjeshtrat e Përparim Ramës të Pacollit. Në vend që të krijohet një ekip i fuqishëm i cili do të bënte mbrojtjen e interesit publik, madje mungoi edhe përfaqësuesi ligjor i Komunës pra në këto seanca. Dhe pastaj aty del PDK-ja”, tha ai.

Ndërsa asambleisti tjetër i LVV-së në Prishtinë, Çlirim Gërbeshi tha se në konferencën e djeshme u sulmua vazhdimisht VV mirëpo sipas tij, qytetarët e dinë se kjo çështje është ngritur nga ta qysh prej vitit 2018.

“Në këtë konferencë u sulmua vazhdimisht Lëvizja Vetëvendosje për gjendjen në cilën sot ndodhet kjo ndërmarrje. Mirëpo, qytetarët e Prishtinës edhe ato çka i tha Egzoni, shumë mirë e dinë se Lëvizja Vetëvendosje me asamblistët e saj që nga viti 2018 e kanë ngritur këtë çështje dhe këtë shqetësim. E siç e dimë të gjithë, prej vitit 2018 menaxhmenti nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. E Shpendi bashkë me PDK-në e LDK-në e kanë çuar këtë ndërmarrje drejt falimentimit, kur edhe sot po flasim. Në këtë ndërmarrje udhëheq Partia Demokratike e Kosovës”, tha Gërbeshi.
Dje, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama tha se procesi që lidhet me projektin në Lakrishtë është zhvilluar gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes në Prishtinë dhe se administrata e tij nuk ka qenë pjesë e inicimit, negocimit apo nënshkrimit të kontratës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.