
Babai i ish-policit Triumf Riza ka shprehur revoltën e tij ndaj sistemit të drejtësisë, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si është trajtuar rasti.
Ai ka deklaruar se, sipas tij, sistemi i drejtësisë ka dështuar dhe se pikërisht ky sistem ia ka mundësuar personit të dyshuar për krimin të largohet drejt Serbisë.
“Ky sistem i kalbur i drejtësisë ia mundësoi kriminelit të ikë në Serbi”, ka deklaruar ai, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse./Gazeta10