Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trageti me 267 persona përmbyset pranë Qipros së Veriut, 6 persona humbin jetën

Gazeta10
30 August 2026 - 15:34

Një traget me më shumë se 260 persona në bord është përmbysur të dielën në det, pranë brigjeve të Qipros së Veriut dhe si pasojë 6 persona raportohet se kane humbur jeten.

Trageti ishte nisur nga porti i Kyrenias, i njohur edhe si Girne, dhe po udhëtonte drejt portit turk të Taşucut, në provincën e Mersinit.

Sipas raportimeve fillestare, trageti filloi të marrë ujë disa kilometra larg bregut dhe më pas u përmbys. Ministri i Transportit i Qipros së Veriut, Erhan Arıklı, konfirmoi se anija ishte përmbysur dhe se ekipet e shpëtimit kishin mbërritur në vendngjarje.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë persona të pajisur me jelekë shpëtimi në ujë, pranë tragetit të përmbysur. Ndërkohe mediat raportojne se 159 persona jane shpetuar.

Në operacion janë angazhuar mjete të rojes bregdetare dhe ekipe të tjera të emergjencës. Ende nuk dihen shkaqet e përmbysjes së tragetit dhe as nëse ka persona të zhdukur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.