Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gruaja shkelet tri herë nga vetura e saj

Gazeta10
05 November 2022 - 8:49

Një grua në Zvicër u lëndua rëndë pasi doli nga makina e saj me motorin ende të ndezur, çka bëri që vetura ta shkelë atë tre herë, tha policia.

45-vjeçarja kishte dalë nga makina e saj në një zonë banimi në St Gallen në Zvicrën verilindore, ndoshta për të nxjerrë diçka nga bagazhi, tha policia rajonale.

Por më pas, makina, e cila ishte në një pjerrësi të lehtë, filloi të ecte mbrapa.

Gruaja kishte tentuar të ndalonte mjetin, para se të rrëzohej në tokë dhe ishte shkelur për herë të parë.

Më pas, makina ishte përplasur me një automjet tjetër dhe u kthye në drejtim të kundërt, duke e shkelur gruan për herë të dytë, tha policia.

Por makina më pas goditi një trotuar, duke u kthyer sëriush në drejtim të gruas dhe duke e shkelur atë për herë të tretë, përpara se përfundimisht të godiste një pengesë prej druri dhe të ndalonte.

Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë, raporton Guardian./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.