
Një sulm masiv me raketa dhe dronë rusë në Kiev dhe rrethinat e tij herët këtë mëngjes vrau të paktën nëntë persona.
Tetë persona u vranë në vetë Kievin, ndërsa një person u plagos në Boryspil, në lindje të kryeqytetit.
Kjo është dita e gjashtë radhazi që zona e madhe e Kievit është shënjestruar nga sulmet ruse, raporton Kyiv Post.
Mbetjet nga dronët rusë të rrëzuar kanë shkaktuar zjarre në lagjet e Kievit, Darnytsia, Solomyanska dhe Holosiivska.
Në Boryspil, një person u vra dhe një tjetër u plagos pasi një ndërtesë biznesi u dëmtua. Tetë persona të tjerë u plagosën kur një ndërtesë apartamentesh u godit.