Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LIVE/Nis protesta e kryetarëve të Komunave para Qeverisë

Gazeta10
01 September 2026 - 11:27

Tashmë ka nisur edhe protesta e disa prej kryetarëve të komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas pamjeve të siguruara nga Kanal 10 protestës ia janë bashkuar kryetarët e komunave të Skenderajit, Drenasit, Suharekës e Prishtinës, Gjakovës.

Një ditë para protestës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi një video në Facebook, përmes së cilës u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës dhe kërkoi nga ekzekutivi qendror që të mos ua marrë komunave atë që, sipas tij, u takon.

“Nuk mundesh me ua marrë qytetarëve buxhetin, me ua blloku projektet e me ua ndal zhvillimin vetëm pse nuk të kanë votuar. Kjo nuk është qeverisje. Është ndëshkim politik”, ka deklaruar Rama.

Rama ka akuzuar qeverinë se po bllokon fondet dhe projektet komunale, duke e lidhur këtë me përkatësinë politike të komunave. Ai ka thënë se që nga viti 2022, buxheteve komunale u janë marrë mbi 344 milionë euro për obligime të krijuara në nivelin qendror, ndërsa vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, sipas tij, janë marrë rreth 55 milionë euro.

Edhe kryetari i Aleancës dhe i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e komunave të Kosovës, e cila do të mbahet sot në Prishtinë, kundër asaj që ai e konsideron cenim të kompetencave dhe të drejtave ligjore të pushtetit lokal nga niveli qendror.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.