
Ushtruesja e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, ka uruar përmes një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, fillimin e vitit të ri shkollor.
Haxhiu u shpreh se kjo ditë na kujton përgjegjësinë që institucionet kanë ndaj fëmijëve.
“Për ne, si shoqëri dhe si institucione, kjo ditë na kujton edhe përgjegjësinë që kemi ndaj çdo fëmije. Shkolla duhet të jetë vend i dijes, i sigurisë dhe i mundësive, ku puna çmohet, talenti nxitet dhe secili fëmijë ka hapësirë të zhvillohet”, tha Haxhiu.
Tutje, ajo theksoi edhe rolin e rëndësishëm që kanë mësimdhënësit në këtë rrugëtim.
“Çdo vit i ri shkollor hap mundësi të reja për nxënësit tanë. Një libër mund t’ua zgjerojë horizontin, një mësues mund t’ua ndryshojë mënyrën e të menduarit, ndërsa një pyetje mund t’i çojë drejt një rruge që ende nuk e kanë menduar. Prandaj është kaq e rëndësishme që kureshtja e fëmijëve të mos shuhet, por të nxitet çdo ditë. Mësimdhënësit kanë një rol të pazëvendësueshëm në këtë rrugëtim, duke i nxitur të pyesin, të kërkojnë, të kuptojnë dhe të gjykojnë vetë”, u shpreh Haxhiu.
Urim të veçant Haxhiu pati për nxënësit e klasës së parë.