Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu zbulon pse Osmani nuk u dërgua për votim: S’i ka pasur votat, ka kërkuar garanci

Gazeta10
01 September 2026 - 21:07

U.D. presidentja Haxhiu është pyetur gjatë intervistës në “Politiko” në Kanal 10 se pse Vjosa Osmani nuk është dërguar për votim për një mandat të ri si presidente.

Haxhiu tha se Osmani nuk i ka pasur votat e nevojshme në Kuvend dhe se nuk ka pranuar të hyjë në garë pa pasur garanci për zgjedhjen e saj.

“Znj. Osmani s’i ka pasur votat e deputetëve, nuk ka dashur me provu. S’ka pranuar të garojë sepse ka pasur garanci në Kuvend, e ne s’mund t’i japim garanci”, deklaroi Haxhiu.

Sipas saj, mungesa e garancive për sigurimin e votave ka qenë një nga arsyet që Osmani të mos procedohej si kandidate për president.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.