Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia njofton ndërprerje të përkohshëm të qarkullimit në disa segmente, shkak udhëtimi i kryeministrit maqedon

Gazeta10
21 October 2026 - 9:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se, nga pika kufitare Hani i Elezit e deri në dalje të Vermicës, trafiku do të ndërpritet përkohësisht.

Kjo për shkak të qarkullimit transit që do të bëjë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik” thuhet në raportin e policisë.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Për shkak të kalimit transit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Hristijan Mickoski, me datat 21 dhe 22 tetor 2026, nëpër territorin e Republikës së Kosovës, Policia sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, hyrja në Republikën e Kosovës nga pika kufitare Hani i Elezit, deri në dalje në Vermicë, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.