
U.D. presidentja Haxhiu ka komentuar qëndrimet e PDK-së dhe AAK-së ndaj formimit të Qeverisë dhe zhvillimeve rreth zgjedhjes së presidentit.
Në intervistë ekskluzive në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haxhiu tha se mospajtimet politike që janë aktualisht në tavolinë nuk mund të zgjidhen përmes aksioneve në Kuvend apo me hyrje në Qeveri.
“Mosmarrëveshjet që i kemi në tavolinë nuk zgjidhen me aksione në Kuvend e as me hyrje në Qeveri”, deklaroi Haxhiu.
Ajo tha se PDK-ja dhe AAK-ja mund të vazhdojnë me veprimet e tyre politike, por sipas saj, më e rëndësishmja është që ato të pranojnë të ulen në tavolinë për të diskutuar çështjen e presidentit.
“Munden të vazhdojnë me aksione të tilla, s’kemi problem me veprimet e tyre, por është me rëndësi të pranojnë që të ulen në tavolinë për presidentin”, u shpreh Haxhiu.