Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk i meritoi mërgata jonë”, Haxhiu për përplasjet në Kuvend

Gazeta10
01 September 2026 - 21:40

U.D. presidentja Haxhiu ka reaguar ndaj përplasjeve dhe tensioneve të fundit në Kuvend, duke i cilësuar veprimet e tilla si të papranueshme.

Haxhiu tha se as qytetarët dhe as mërgata nuk e meritojnë një sjellje të tillë nga përfaqësuesit politikë.

“Nuk është dashur të ketë veprime të tilla. As mërgata, as qytetarët nuk i meritojnë këto veprime. Është sjellje e papranueshme”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se është përpjekur t’i shmangë takimet me deputetët në këtë situatë, ndërsa tregoi se kur ka pasur takime të planifikuara në zyrën e saj, i është kërkuar të dalë në sallën e Kuvendit.

“Jam përpjekur t’i shmang takimet me ta, por kur i kam pritur takimet në zyrë, më kanë kërkuar të shkoj në sallë”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu theksoi se aktivitetet me qytetarët dhe të rinjtë vazhdojnë rregullisht, duke nënvizuar se tensionet politike nuk duhet të reflektohen në raport me qytetarët.

“Vizitat me qytetarët e të rinjtë kemi vazhdimisht. Nuk e ka merituar mërgata jonë këtë”, tha Haxhiu.

Mes tjerash ajo përmendi edhe përplasjet mes qyetarëve, ku njëri kërkoi “pushkatim” të ish kreut të Ramush Haradinaj,

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.