Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zeqiri i ashpër: Kurti e ka ditur shumë mirë që do të vijë deri këtu

Gazeta10
01 September 2026 - 23:11

Analisti politik Sadik Zeqiri, i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka komentuar situatën politike rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së.

Zeqiri tha se këta gjashtë deputetë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre që nga zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa sipas tij, edhe pas zgjedhjeve të qershorit kanë vazhduar me të njëjtin qëndrim.

“Guximin e kanë marrë këta gjashtë deputetë, sepse është ditur që pas zgjedhjeve të dhjetorit, por edhe në zgjedhjet e qershorit, këta janë edhe nënshkrues të kërkesës për dorëheqjen e kryetarit të tyre”, deklaroi Zeqiri.

Sipas tij, çdo kandidat që propozohet nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, apo nga presidentja Vjosa Osmani, është e pritshme të marrë “notën negative” nga këta gjashtë deputetë.

“Prandaj, çdo kandidat që propozohet nga kombinimi i kryetarit Abdixhiku ose zonjës Osmani, është e ditur se do ta marrë notën negative nga këta gjashtë deputetë”, tha ai.

Zeqiri vlerësoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka ditur këtë situatë dhe, sipas tij, e ka shfrytëzuar atë për t’ia bartur përgjegjësinë kryetarit të LDK-së.

“Zoti Kurti e ka ditur, e ka shfrytëzuar këtë situatë dhe ia ka arritur qëllimit. Ia ka lënë pataten e nxehtë zotit Abdixhiku në dorë”, u shpreh analisti politik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.