
Analisti Basri Muja ka komentuar në Adresa të Kanal 10 reagimet e sotme lidhur me kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Muja ka vlerësuar se demokracia brenda partive politike është shumë e rëndësishme, por ka shprehur shqetësim se interesat e ngushta personale dhe partiake mund të kenë ndikuar në qëndrimet e fundit.
“Demokracia partiake është shumë e rëndësishme. Unë e kam drojën që këta interesin e tyre të ngushtë personal e kanë vendosur, nuk po them shtetëror, por qartë për interesa partiake”, ka deklaruar Muja.