Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati i Sveçlës s’pajtohet me shpalljen fajtor të tij, e quan të pazakontë vendimin e gjykatës

Gazeta10
02 September 2026 - 9:56

Mbrojtja e Xhelal Sveçlës, ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, ka shfaqur mospajtim dhe pakënaqësi me vendimin e quajtur si të “pazakontë” të gjykatësit për ta shpallur fajtor klientin e saj.

Avokati Laur Prenaj tha se do të ankohet, pasi ta marrë vendimin e plotë.

Pak më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shpallur fajtor Sveçlën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2018.

“Gjykata e shpalli vendimin e saj, por ke një vendim në gjysmë, ne duhet të presim vendimin e arsyetuar. Kjo është e pazakontë në praktikë, por megjithatë duhet ta presim, gjithashtu ne patjetër që do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës deri atëherë nuk kemi çka të komentojmë”, tha Prenaj.

Sipas tij, aktakuza ndaj Sveçlës pati probleme nga fillimi.

“Ne kemi thënë në shqyrtim fillestarë që kjo aktakuzë ka pasur shumë probleme, dhe duhet ta presim arsyetimin e gjykatës se ku është bazuar”, tha ai.

Se sa është dënuar Sveçla pritet të merret vesh më 8 shtator në orën 9:00 kur është caktuar një tjetër seancë në lidhje me këtë rast.

Javën e kaluar, një tjetër ministër në detyrë i qeverisë së Republikës së Kosovës, ai i punëve të Jashtme, Glauk Konjufca u shpall i pafajshëm në lidhje me një aktakuzë të ngjashme – për hedhje të gazit lotsjellës, në një seancë Kuvendi në vitin 2016.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.