Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Vorë – Fushë Krujë, vdes gazetari shqiptar

Gazeta10
02 September 2026 - 13:23

Ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e së mërkurës gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç.

Aksidenti u shënua në aksin Vorë-Fushë Krujë, ku dy automjete u përplasën.

Përplasja ndodhi pasi një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar.

Në momentin e manovrës, “Benz”-i është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu drejt jugut.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 26-vjeçari humbi jetën në vend ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.