
Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka bërë të ditur se me 1 tetor, do të hyjë në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA (Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë) –Kosovë.
Në postim thuhet se, kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe do forcojë lidhjet ekonomike.
Postimi:
Një kapitull i ri në marrëdhëniet tregtare: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA–Kosovë hyn në fuqi më 1 tetor 2026!
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet EFTA-s (Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë) dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2026, duke krijuar mundësi të reja për bizneset dhe duke forcuar lidhjet ekonomike.
Sot, Këshilli Federal Zviceran miratoi ndryshimet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes — një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset.