
Analisti politik Halil Matoshi ka deklaruar se përgjegjësia për situatën e krijuar rreth zgjedhjes së Presidentit nuk qëndron te Avdullah Hoti dhe pesë deputetët, por te Albin Kurti.
Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Matoshi tha se Kurti, sipas tij, nuk e ka pasur qëllim që të arrihet zgjedhja e Presidentit.
“S’është faji te Hoti dhe te 5 deputetët. Albini nuk e ka pasë ndërmend me zgjedh Presidentin”, deklaroi Matoshi.
Matoshi më tej pretendoi se Kurti u ka thënë njerëzve të tij se Kosova nuk duhet të jetë në vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump.
“Albin Kurti ju ka thanë njerëzve të vet: ‘Ne nuk duhet të jemi në radar të Donald Trumpit’. E di prej informacioneve të dorës së parë”, tha Matoshi.
Sipas tij, kjo qasje lidhet me mënyrën se si Kurti e sheh zhvillimin e situatës politike dhe raportet me administratën amerikane.
Matoshi ka kritikuar qasjen e Kurtit ndaj procesit institucional, duke pretenduar se kryeministri në detyrë ka pasur interesa të tjera politike dhe se zgjedhja e Presidentit nuk ka qenë prioritet i tij.
Deklaratat e Matoshit janë bërë në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ku ai ka folur për zhvillimet politike dhe krizën rreth zgjedhjes së Presidentit../Gazeta10