
Analisti politik Burim Korqa ka kritikuar ashpër zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar situatën në këtë parti si një “rrugë qorre”.
Duke komentuar gjendjen aktuale në LDK, Korqa tha se partia nuk po arrin ta gjejë drejtimin e duhur dhe se, nëse vazhdon të injorojë qytetarët, situata mund të përkeqësohet edhe më shumë.
“LDK-ja është në një rrugë qorre që nuk është duke ia ditur fundin. Edhe mendoj se, nëse vazhdon kështu, duke i shpërfillur njerëzit, do të ishte mirë ta vënin drynin e të shkonin nëpër shtëpi”, deklaroi Korqa.
Ai tha se e ka të vështirë ta shohë LDK-në në këtë gjendje, duke theksuar kontributin që kjo parti ka dhënë ndër vite për Kosovën.
“Me vjen keq me thënë, sepse ka shumë njerëz që kanë kontribuar prej viteve ’80 dhe është gjynah për LDK-në, për një parti e cila ka dhënë shumëçka për Kosovën”, u shpreh ai.
Sipas Korqës, problemi qëndron edhe te fakti se në krye të partisë, sipas tij, kanë ardhur njerëz që veprojnë për interesa personale.
“Kanë lejuar që në krye të saj të vijnë njerëz që punojnë për interesa personale”, deklaroi Korqa.