Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagojnë nga Presidenca e Kosovës pasi serbët vendosin t’i braktisin institucionet

Gazeta10
05 November 2022 - 13:51

Blerim Vela nga zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të “Listës Serbe” për të braktisur institucionet e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta10.

Vela ka thënë se Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se një akt i tillë i ngjanë asaj nxitjes që Rusia e kishte bërë në Donbas në vitin 2014.

Vela ka thënë se ngjarja e sotme tregon se “Lista Serbe” përdoret si mjet nga regjimi i Aleksander Vuçiqit për të destabilizuar Kosovën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.