
Katër persona janë shoqëruar në polici pas një përleshjeje në rrugën “Çajupi” në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, dy gra dhe dy burra janë përfshirë në rrahje pas një mosmarrëveshjeje.
Gjatë kontrollit te njëra prej të dyshuarave janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8.22 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.