
Gazetari Mirlind Behluli ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë “një goditje të rëndë”, por nuk është zhvlerësuar.
I ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Behluli tha se zhvillimet e fundit politike tashmë kanë hyrë në një fazë parapërgatitore për zgjedhje të reja.
“Tash kena hy në atë fazën e parapërgatitjes për fushatë. Mungesa e një konsensusi brenda LDK-së është shkaktari kryesor, dhe jo i vetmi, i zgjedhjeve të reja, saktësisht gjashtë deputetët”, tha Behluli.