
Profesori në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, thotë se aksidentet me fatalitet nuk duhet të trajtohen vetëm si ngjarje të rastësishme, por si një problem që kërkon masa konkrete parandaluese.
Sipas tij, shpejtësia, pakujdesia, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, alkooli dhe mosrespektimi i rregullave të komunikacionit janë ndër faktorët që po rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Aksidentet me fatalitet nuk duhet t’i shohim vetëm si ngjarje të rastësishme.
Shpejtësia, pakujdesia, përdorimi i telefonit, alkooli dhe mosrespektimi i rregullave po marrin jetë njerëzish.
Parandalimi duhet të jetë prioritet – nga shoferët, Policia dhe të gjitha institucionet përgjegjëse.
Nuk mjafton të reagojmë pas tragjedisë; duhet të veprojmë para se ajo të ndodhë.
Në fund të muajit që po e lëmë pas, brenda më pak se 24 orëve, kemi pasur tri aksidente të ndara me fatalitet.
Ndërsa, vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, kemi pasur 45 aksidente me fatalitet, ku kanë humbur jetën 46 persona. /Gazeta10/