Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zeqiri: LDK-ja po kalon një fazë që s’e ka kalu as në kohën e Kuvendit të Karrigeve

Gazeta10
03 September 2026 - 22:50

Analisti politik Sadik Zeqiri ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës , duke kërkuar një angazhim më të madh të figurave të vjetra të kësaj partie.

Duke folur për situatën brenda LDK-së, Zeqiri tha se nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, duhet të marrë një rol më aktiv, duke e cilësuar atë si një prej themeluesve dhe figurave më të vjetra të LDK-së.

“Z. Haziri duhet të jetë më aktiv e të marrë rol, sepse është një prej themeluesve të LDK-së dhe prej më të vjetërve. Ai duhet të marrë anë, ose t’i fajësojë grupin e gjashtë ose të dymbëdhjetëve, ose t’i bashkojë këto grupe. Përndryshe, LDK-ja është duke kaluar në faza që s’i ka kaluar kurrë, madje as në Kuvendin e Karrikave atëherë”, tha Zeqiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.