Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mërgimtarët në Slloveni, me protestë paqësore përkrahin ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gazeta10
03 September 2026 - 23:34

Mërgimtarët kosovarë që jetojnë në Slloveni, kanë organizuar një aktivitet paqësor dhe simbolik në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes Facebook, është bërë thirrje për t’u bashkangjitur në protestën e cila do të mbahet në Lubjanë me 13 shtator, nga ora 20:00.

“Do të mblidhemi për një protestë në heshtje, me respekt dhe dinjitet, për të shprehur solidaritetin tonë dhe kërkesën për drejtësi e proces të drejtë. Në fund të aktivitetit, të gjithë së bashku do t’i ndezim dritat në duart tona si simbol i shpresës, së vërtetës dhe lirisë që nuk shuhet”.

Kujtojmë se 16 shtatori është dita vendimtare kur do të merret vendimi final nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.