Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shurdhaj: Më 12 shtator protestojmë në Prishtinë përpara vendimit final më 16 shtator

Gazeta10
04 September 2026 - 11:39

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Kosovës, Fadil Shurdhaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Shurdhaj tha se protesta do të mbahet në orën 14:00 dhe ftoi qytetarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva e Medvegja, si dhe mërgimtarët, që t’i bashkohen protestës në prag të shpalljes së verdiktit final më 16 shtator.

Ai u bëri thirrje veteranëve, invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe të gjithë qytetarëve që, siç tha ai, e duan lirinë dhe Kosovën, të marrin pjesë në protestë.

“Të jemi bashkë për 12 shtator dhe të dalim të protestojmë”, tha Shurdhaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.