
Kreu i Aleancës, Aridan Gjini, në konferencën e mbajtur për media ka thënë se Albin Kurti nuk ka synim për të gjetur një zgjidhje për krizën por për të zgjedhur datat që i përshtaten atij më së shumti për zgjdhje.
Gjini ka përmendur 22 nëntorin dhe 27 dhjetorin si data që Kurti i synon, derisa thotë se drejt një synimi të tillë i ka vënë në lajthitje popullin e Kosovës dhe një pjesë të spektrit politik.
Kreu i Aleancës ka thënë se nuk e di pse po vazhdojnë t’i zënë besë një pjesë e spektrit politik.
Të vetmit që deri tani kanë vazhduar negociatat për krijim të institucioneve me Albin Kurtin janë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe deputetja Vjosa Osmani.