Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini për mbledhjen e KPK-së ku Blerim Isufaj u bë cak: Një gjë e tillë është parë vetëm në komunizëm

Gazeta10
04 September 2026 - 17:09

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur me shumë shqetësim për mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kreun e këtij Këshilli.

Gjini ka përmendur lëvizjen e tij në karrige dhe thotë se ajo që ka ndodhur në atë mbledhje është parë vetëm në komunizëm.

Sipas Gjinit, ajo që ka ndodhur në KPK është treguese që nëse Kurti do të vazhdojë të zaptojë institucionet, diçka e tillë do të shihet për çdo ditë.

“Kjo mënyrë e sjelljes ndaj Kosovës, është mënyra më e sigurt me e sjell në cep të shkatrrimit një shtet. Do të na duhen vite ta riparojmë dëmin e shkaktuar nga një person i vetëm. Pamja që e kemi parë dje në KPK, është pamja që nëse ky njeri vazhdon të zaptojë institucionet, ka me e pa për çdo ditë. Ajo pamje na kthen kujtesën e viteve më të errëta, të dhunës në emër të ligjit. Sjelljet që i kemi parë në KPK para dy dite, e rrëqethin këto që e mban në mend totalitarizmin”, ka thënë Gjini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.