Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Gazeta10
05 September 2026 - 14:26

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 04:00 të së shtunës.

“Sot rreth orës 04:00 kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri, në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë”.

“Personi i plagosur, A.B., mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka deklaruar Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.