Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq përmend sërish Hagën: Thaçi do të lirohet nga akuzat për krime, do të dënohet vetëm për pengim drejtësie

Gazeta10
05 September 2026 - 12:20

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë për “informer tv” ka folur përsëri për Gjykatën Speciale dhe për vendimin që pretendon se Haga do të marrë për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Vuçiq i cili e ka kthyer temën e Hagës në pjesë të fushatës zgjedhore, ka thënë se në bazë të informacioneve të “siguruara nga kanalet e inteligjencës”, Hashim Thaçi, do të shpallet i pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe se do të dënohet vetëm për aktakuzën e dytë për ndërhyrje në drejtësi.

“E mora këtë përmes kanaleve të inteligjencës…Mora informacion se do t’i japin Hashim Thaçit një dënim që mbulon kohën që ka kaluar në paraburgim, kështu që ai do të dënohet për shpërfillje të gjykatës, ndërsa nuk do të ketë asgjë në lidhje me krimet kundër serbëve”, ka thënë presidenti serb./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.