Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të dërguarit e Trumpit japin sinjalin e parë pas takimeve në Rusi e Ukrainë

Gazeta10
06 September 2026 - 20:03

Të dërguarit e Donald Trumpit kanë thënë se janë të inkurajuar pas bisedimeve në Kiev.

Jaredh Kushner dhe Steve Witkoff janë deklaruar pas raundeve fillestare të bisedimeve midis delegacionit amerikan dhe delegacionit ukrainas.

“Do të thoja se kemi pasur diskutime shumë kuptimplote. Përmbajtëse. Të rëndësishme. Dhe jemi inkurajuar shumë dhe mezi presim ta vazhdojmë këtë ditë për aq kohë sa të duhet”, tha Witkoff.

Duke folur më pas, Kushner tha se Trump u kërkoi atyre t’i përcillnin “përshëndetjet e tij personale” Zelenskyt dhe popullit të Ukrainës.

Kushner përmendi dhe falënderoi gjithashtu këshilltarin e sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Powell, për punën e tij të vazhdueshme.

“Duam t’i falënderojmë vërtet të gjithë partnerët në Gjermani, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe bashkë me ne edhe Gunter, Emmanuel dhe Jonathan. Ata kanë qenë bashkëpunëtorë shumë, shumë, shumë të ngushtë me mua dhe Steve. Ne punuam krah për krah me ta në çdo hap të rrugës dhe ka pasur vërtet një konsensus të mirë”, deklaroi Kushner.

Gjithashtu, ai tha se “shpresojmë” që nga ky udhëtim të dalë diçka, “disa mënyra të reja për të ecur përpara”.

“Mendoj se mësuam shumë gjatë udhëtimit tonë”, tha Kushner.

Pavarësisht bisedave pozitive, ende nuk ka pasur njoftime konkrete për përparim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.