Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrëfimet e gjeneratës së parë: Nga patrullimet pa armë te një polici moderne

Gazeta10
06 September 2026 - 20:53

27 vjet më parë, nisën të ndërtojnë një institucion, që sot, është ndër shtyllat kryesore të sigurisë në vend.

Nga ditët e para të pasluftës e deri tek sfidat e sotme, uniforma e Policisë së shtetit është parë në çdo cep të vendit.

Sot, 27 vjetori i themelimit, i gjen zyrtarët policor me kompetenca të plota, por në fillim situata ishte ndryshe.

Se si kishte nisur gjithçka e mban mend, Xhemajl Ademaj, polici me numrin 001.

“Ne jemi mundu të ju tregojmë qytetarëve të Kosovës se ka startu, ka fillu punën një polici e re demokratike, e dalë nga vetë populli i Kosovës, bijtë e saj. Por me të thënë të drejtën krahasimi nuk mund të bëhet, sepse ne atëherë ishim, një strukturë ligjore e UNMIK-ut, kishim pak kompetenca, ishim pothuajse në trajnim”, ka theksuar Xhemajl Ademaj, Ish-polici me numrin 001.

Por, historia e Policisë së Kosovës është edhe histori e grave të para që iu bashkuan një institucioni të ri, në një kohë kur siguria ende nuk ishte e garantuar.

Një prej tyre ishte Fehmije Gashi-Bytyqi.

“Ka qenë ndjenjë e mirë, përgjegjësi e madhe,e dhe guximi madh, pasi 4 muaj kemi patrullu pa armë, natën e ditën. Në atë periudhë kohore prej 4 muajsh kemi qenë krejtësisht të varur nga reagimi i policisë së UNMIK-ut”.

27 vjet pas, në përvjetorin e Policisë, institucionin e sheh me krenari, veçse ish-zyrtarja policore kërkon më shumë mbështetje për ta.

“Pjesa e Veriut, falë policisë të cilët e kanë vu jetën në altarin e interest të shtetit, ka arrit që të zhduken atje bandit. Është një polici shumë e suksesshme, vetëm se duhet të motivohen dhe mbështeten, pa sigurim shëndetësorë, pa shujtë ushqimi”.

Ndërkaq, Ademaj konsideron se Policia sot, ka një zhvillim që i ngjan institucioneve të sigurisë më moderne në botë.

“Është një ecuri e jahtëzkoanshme në zhvillin e PK-së, qoftë nga struktura organizative, qoftë infrastruktura l;igjore e saj, e cila mund ta quajmë lirisht, në mesin e Policive më modern në botë, këtë ecuri e ka bërë edhe PK me kuadrot e saj”.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999, me gjithsej 176 pjesëtarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.