Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetura përplas 7-vjeçarin në Ferizaj, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Gazeta10
06 September 2026 - 22:04

Një 7-vjeçar është lënduar të dielën mbrëma në një aksident trafiku në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:27 dhe në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, fëmija ka pësuar lëndime trupore. Ai ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur në vendin e aksidentit, por është larguar nga aty.

Policia ka nisur veprimet për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe shoferit, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.