Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ramush Haradinaj i ashpër, janë momentet e fundit të Kurtit

Gazeta10
05 November 2022 - 15:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë momentet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se qytetarët në veri duhet të përmbahen dhe ta ruajnë qetësinë.

Tutje, Haradinaj ka thënë se Kosova është shtet i të gjithve.

Haradinaj ka thënë se Kurti duhet të ndalet në shkatërrimin e vendit në të kundërtën do ta ndalin ata me mjete demokratike.

Këtu keni statusin e plotë:

“Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse.

Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.