Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria e Kosovës mohon se pati takim të kryeministrit me përfaqëSues të Quintit

Gazeta10
05 November 2022 - 16:22

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, pas raportimit të Gazeta10 se në mëngjes ka shkuar një delegacion i vendeve të QUINT-it në zyrën e kryeministrit me kërkesë që të shtyjë afatin për targat e ka quajtur lajm të rremë, raporton Gazeta10.

“Ky lajm nuk është i vërtetë”, ka shkruar Kryeziu në Facebook, derisa ka treguar edhe agjendën e sotme të kryeministrit.

“Agjenda e Kryeministrit gjatë paradites së sotme ka përfshirë vizitën te familja Dehari, homazhet te varri i Astrit Deharit dhe dhurimin e gjakut në zyrën qendrore të LV-së”, tha ai.

Reagimi i tij vjen pas disa raportimeve në media se Kurti këtë mëngjes u takua me një delegacion të vendeve të QUINT-it të përbërë nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, ku u tha se Kurti ka refuzuar edhe njëherë kërkesën e tyre për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave në RKS.

Përfaqësues politikë dhe institucionalë të serbëve sot dhanë dorëheqje nga institucionet e vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.