Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënshkruhet granti prej 1.65 milionë eurosh për banimin social në Istog, do përfitojnë 60 familje

Gazeta10
08 September 2026 - 11:22

Komuna e Istogut, ka reaguar pas nënshkrimit të grantit në vlerë prej 1 milion e 650 mijë eurosh, në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, së bashku me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në postimin e komunës, thuhet se, përmes këtij investimi do të mundësohet renovimi i 55 shtëpive dhe rindërtimi i 5 shtëpive, duke përfshirë gjithsej 60 familje përfituese.

Njoftimi:

Istogu përfiton 1.65 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për Projektin e Banimit Social Adekuat

Komuna e Istogut ka përfituar grant në vlerë prej 1 milion e 650 mijë eurosh nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat.

Marrëveshja e Grantit u nënshkrua dje nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, në kuadër të këtij projekti që synon përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë.

Përmes këtij investimi do të mundësohet renovimi i 55 shtëpive dhe rindërtimi i 5 shtëpive, duke përfshirë gjithsej 60 familje përfituese.

Ky projekt përbën një investim të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në krijimin e një banimi më të sigurt dhe më dinjitoz për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

Komuna e Istogut mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.