
Deputeti i PDK’së, Artan Behrami, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar ka njoftuar se Policai ka marrë vendim që të mos lejojë asnjë deputet të parkojë para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Behramit, një vendim i tillë po merret një ditë para seancës. Deputeti Behrami thotë se janë sjellë edhe “makina të rënda për të penguar hyrjen e vezëve dhe domateve në Kuvend”.
Reagimi i plotë:
Policia e okupuar nga Sfeqla paska marrë vendim që sot të mos lejojë asnjë deputet të parkojë në parkingjet zyrtare para Kuvendit dhe Presidencës.
Vetëm një ditë pasi e kanë thirrur seancën! Niva që kishin me sjellë makineri të rënda për ta penguar hyrjen e vezëve dhe domateve në Kuvend. 🤣
Paranojaka bre.