Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hapet “bodrumi i horrorit” në Obiliq, dyshohet për vendkultivim narkotikësh

Gazeta10
08 September 2026 - 16:36

Gjësende të dyshimta janë gjetur e pamje horrorri janë hasur gjatë pastrimit të bodrumit të ish-Shkollës Teknike në Obiliq, objekt i cili për vite me radhë ka qenë i uzurpuar dhe i keqpërdorur nga individë të ndryshëm, raporton KosovaPress.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka thënë se pas gjetjeve të dyshimta, komuna ka njoftuar Policinë dhe Prokurorinë, ndërsa në vend kanë dalë edhe njësitë për krime lufte dhe antidrogë.

Thaçi ka deklaruar se fillimisht ishte dyshuar edhe për mundësinë e ekzistimit të një varri masiv, por sipas tij, nga vlerësimet fillestare të njësive policore, dyshohet se në atë hapësirë mund të jenë kultivuar bimë narkotike.

Ai ka treguar gjithashtu se rreth dy muaj më parë, në këtë hapësirë ishte gjetur një autombulancë, e cila sipas tij ishte përdorur nga strukturat ilegale serbe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.