
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Qeveria e Serbisë është me serbët e Kosovës dhe se ata vetëm duan zbatimin e marrëveshjes, raporton Gazeta10.
Bërnabiq ka thënë se Serbia mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe se qëndron prapa popullit serbisë në Kosovë.
“Qeveria e Serbisë mbetet e vendosur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe qëndron pranë popullit tonë të guximshëm dhe dinjitoz në Kosovë dhe Metohi, i cili dëshiron vetëm zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, tha kryeministrja Ana Brnabiq”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Bërnabiq ka thënë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës po bëhet për ta mbrojtur Marrëveshjen e Brukselit.
“Në njoftim ajo theksoi se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohia, duke vendosur që të pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, thjesht mbrojtën të drejtën publike ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Brukselit”.
Kujtojmë se pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta10