Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërheqja e Listës Serbe, Kisha Ortodokse Serbe thotë se do të ruhet paqja dhe stabiliteti

Gazeta10
05 Nëntor 2022 - 17:43

Kisha Ortodokse Serbe pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të ruhet paqja dhe stabiliteti lidhur me situatën e fundit të krijuar në Kosovë, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e saj, bëhet e ditur se ata janë pajtuar po ashtu që të mbrohen fuqishëm interesat jetike kombëtare dhe shtetërore të Serbisë.

“Kisha Ortodokse Serbe njoftoi sot se në takimin e Patriarkut Porfiri dhe anëtarëve të Sinodit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të gjithë të pranishmit shprehën vendosmërinë e tyre për të avokuar për paqen, për të mbrojtur fuqishëm dhe bashkërisht interesat jetike, kombëtare dhe shtetërore”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Më tej, bëhet e ditur se presidenti i Serbisë e ka njoftuar përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Serbe për presionet qe po përballet Serbia.

“Presidenti i Serbisë e njoftoi patriarkun dhe kryepeshkopët për sfidat dhe presionet serioze me të cilat përballet vendi ynë dhe populli i Kosovës e Metohisë, thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe”.

Kujtojmë se pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.