
Komentatori politik Burim Korça ka komentuar zhvillimet rreth procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të sqarohet formulimi i përdorur nga Lista Serbe.
Korça tha se kryetarja e Kuvendit duhet t’i kërkojë Listës Serbe që ta tërheqë deklaratën e bërë në emër të “popullit serb” dhe ta zëvendësojë atë me formulimin “në emër të komunitetit serb”.
Sipas tij, një veprim i tillë do të mundësonte vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
“Unë mendoj që kryetarja e Kuvendit duhet të kërkojë nga Lista Srpska ta tërheq atë deklaratë në emër të popullit serb dhe ta zëvendësojë me fjalën në emër të komunitetit serb, në mënyrë që të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit, por asesi mos të vazhdohet konstituimi i Kuvendit nëse nuk tërhiqet ajo deklaratë”, tha Korça./Gazeta10