
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme të votojë procedurat për konstituimin e Kuvendit, me kusht që Lëvizja Vetëvendosje (VV) të garantojë se Kuvendi do të formohet.
Gruda tha se një prej arsyeve kryesore për këtë qëndrim është rëndësia e datës 16 shtator, kur pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“PDK-ja voton nënkryetar të Kuvendit në çfarëdo forme, vetëm nëse VV-ja i garanton popullit të Kosovës që e formon Kuvendin e Kosovës. Sot PDK-ja e voton çdo procedurë, sepse është ngjarja e madhe më 16 shtator në Hagë dhe deri atëherë ne duhet ta kemi Kuvendin”, tha Gruda./Gazeta10