Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënkryetari i Gjykatës në Prishtinë: Departamenti Special me 173 lëndë në punë

Gazeta10
10 September 2026 - 11:36

Në takimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të enjten, me raportim për periudhën prill-qershor 2026 ka vazhduar edhe nënkryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Argzon Muçaj, duke thënë se në Departamenti Special kanë në punë 173 lëndë.

Muçaj tha se pjesë e raportimit është edhe Departamenti Speciale, duke sqaruar tutje se në atë për Krime të Rënda në punë janë 546 lëndë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dega në Fushë-Kosovë e kësaj Gjykate, Muçaj tha se ka normën e efikasitet prej 60 për qind dhe se kjo performancë është si rezultat i lëvizjes së gjyqtarëve dhe atyre me mandat fillestar.

Muçaj theskoi se numri i lëndëve që janë zgjidhur është më i madh sesa i atyre që janë pranuar- marrë në tërësi te Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj.

Argzon Muçaj shtoi se janë mbajtur kolegjiumet dhe se janë përcjellë obligimet dhe strategjitë që Këshilli ka miratuar.

Raportimi i nënkryetarit Muçaj u miratua në fund nga anëtarët e KGJK-së./BetimipërDrejtësi/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.