Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Klinaku: Që nga fillimi e kundërshtuam Specialen, bazohej në raportin FANTASHKENCË të Dick Martit

Gazeta10
10 September 2026 - 20:53

Veterani i luftës, Faton Klinaku, sonte në Politiko rikujtoi kundërshtimin  ndaj themelimit të Gjykatës Speciale, disa ditë para vendimit të pritshëm në Hagë.

Klinaku tha se kundërshtimi ndaj themelimit të kësaj gjykate kishte nisur që në vitin 2015, kur veteranët protestuan duke kërkuar që krimet e luftës të hetoheshin dhe ndiqeshin nga një gjykatë vendore.

“Ne prej ditës së parë e kemi kundërshtuar edhe themelimin me protesta në vitin 2015, sepse kemi kërkuar që të krijohet gjykatë vendore që do t’i ndiqte krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë”, tha Klinaku.

Ai u shpreh kritik edhe ndaj bazës mbi të cilën, sipas tij, u themelua Gjykata Speciale, duke iu referuar raportit të Dick Martyt.

“Kjo gjykatë u themelua edhe mbi raportin e Dick Martyt, raport për të cilin ne e kemi ditur që është fanta-shkencë, sepse të pretendosh apo ta akuzosh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për transplantim organesh ka qenë me të vërtetë absurde”, deklaroi Klinaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.