
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë sot se pret vullnet dhe gatishmëri nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për të ndryshuar propozimet e tyrë për nënkryetar të Kuvendit.
“Ndoshta kanë gjetë pak vullnet për me bërë zgjidhje kësaj krize. Të shohim…”, tha ai.
PDK ka propozuar Vlora Çitakun, ndërkaq LDK, Kujtim Shalën për pozitën numër dy në parlament.
LVV-ja në seancën e para dy ditësh doli me qëndrimin se nuk ka votë për këta dy kandidatë, meqë sipas kësaj partie, të njëjtit janë deklarua kundër një marrëveshje për çështjen e presidentit.