Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrahmani: Do të provohet me çdo kusht t‘i zgjatet jeta këtij pushteti të dhunshëm

Gazeta10
11 September 2026 - 10:49

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës,  Eman Rrahmani ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar subjektin politik që ka për kryetar Albin Kurtin, për përpjekje për rikthimin e, siç e ka quajtur, autoritarizmit dhe përqendrimit të kontrollit institucional te një person.

Para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për votimin dhe zgjedhjen e nënkryetarëve të këtij institucioni, ish anëtari dhe ish deputeti i LVV-së, Rrahmani, ka deklaruar se situata aktuale “i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet”, ndërsa ka shtuar se beson që do të përdoren forma të ndryshme për zgjatjen e këtij pushteti.

“Me kthy në vendin ton autoritarizmin me u kontrollua gjithçka prej një njeriu. Kjo situatë i konvenon dikujt që i ka uzurpuar institucionet ndaj do të provoj çdo mënyrë me i zgjate jetën këtij lloj pushteti të dhunshëm të gjitha institucioneve që i ka uzurpua. Ky ngërç dilet vetëm kur të bëhemi bashkë me popullin”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.